Gjatë 24 orëve 32 të infektuar kanë vdekur, konfirmohen 1.612 raste të reja dhe shërohen 2.460 qytetarë

IKSHPK: Të respektohen masat antikovid sepse numri i rasteve aktive gati ka arritur në 12 mijë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë thirrje për respektim të masave anti-kovid sepse numri i rasteve aktive gati ka arritur në 12 mijë. Ky institut përkujton se nga fillimi i pandemisë e deri më sot pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 81 mijë e 392 persona, ndërkaq nga ta të shëruar deri tani janë 67 mijë e 731 persona kurse të vdekur janë 1 mijë 752 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohen me përpikëri masat anti-kovid: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …