Enver Hasani

Hasani: Ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta mandatojë kryeministrin për formimin e qeverisë

Duke folur për hapat që duhet ndjekur për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të reja, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani ka deklarua se ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë kryeministrin për formimin e qeverisë. Ai ka sqaruar më tutje se menjëherë pas konstituimit të parlamentit të ri të vendit në radhë vjen zgjedhja e presidentit. “Në kuadër të zgjedhjes së organeve të pushtetit nuk bën pjesë shefi i shtetit nuk është pushtet prandaj edhe figuron menjëherë pas Kuvendit si simbol i unitetit. Kështu është në të gjitha Kushtetutat. Mbi bazën e kësaj është krejt e natyrshme që të procedohet me zgjedhjen e presidentit menjëherë pas Kuvendit. Ai post ka mbetur bosh së pari. Kësisoj presidenti është dashur të zgjidhet në fakt, që para zgjedhjeve parlamentare sepse ai nuk duhet t’i nën shtrohet filtrimeve zgjedhore për shkak se as mandati dhe as zgjedhja e tij nuk lidhen me procese zgjedhore. Kryetari i ri i parlamentit që do të zgjidhet të hënën bëhet direk ushtrues detyre i presidentit por se këtë mandat nuk mund ta ushtrojë përtej datës 6 maj të këtij viti, kur bëhen gjashtë muaj nga dita kur ka dhënë dorëheqje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Nëse kalon afati gjashtë mujor ne e shkatërrojmë atë institucion dhe nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për legjitimim të organeve të tjera. Në mënyrë zinxhirore degjilitimohen organet e tjera dhe ne kthehemi në vitin zero, ka paralajmëruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …