Albin Kurti nuk e shkarkon ministrin, Liburn Aliu, i cili ka aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Albin Kurti nuk e shkarkon ministrin, Liburn Aliu, i cili ka aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, Albin Kurti kishte thënë se nuk do të  lejonte  në qeveri ministra me aktakuza, tani  kur e ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës për herë të dytë, nuk po flet publikisht lidhur me shkarkimi i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai kishte  ushtruar  detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.  Kryeministri Albin Kurti,  gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga ministri Aliu dhe ministrat e tjerë, por ka refuzuar të flasë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje. “Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, tha ai para gazetarëve, pas homazheve që bëri në Gllogjan të Deçanit. Leotrim Gashi, hulumtues në IKD, thotë për Radion Evropa e Lirë se në  mandatin e kaluar si kryeministër, për 100 ditë Albin Kurti e kishte shkarkuar këshilltarin e tij, politikanin serb të Kosovës, Nenad Rashiq, ndaj të cilit ishte ngritur një aktakuzë. Por tërë këtë “histori” e shpërfill ministri Liburn Aliu, i cili ka shkruar se  nuk di gjë për aktakuzën dhe se për të ka dëgjuar nga mediet.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …