Brickos

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Në deklaratën e ambasadorit amerikan, Filip Kosnett se ka ikur koha kur kryetarja e Shtetit është zgjedhur me një zarf, sikur realisht ishte zgjedhur zonja, Atifete Jahjaga nga ambasadori amerikan, Kris Dell, dhe ishte pranuar me kokë ulur nga të gjithë përfaqësuesit politikë e institucionalë, ka reaguar ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ky është reagimi i saj i parë kundër një zyrtari amerikan, apo ndoshta edhe një nënshtetasi amerikan, por  në këtë rast reagimin ia ka drejtuar kujt tjetër por  ambasadorit amerikan, Filip Kosnett.

Zonja Çitaku e çmon shumë zonjën Hajhaga, e cila sapo u bë presidente u pa se  kishte vështirësi në të folur, në artikulimin e qartë të fjalive për ta shprehure mendimin si duhet se sa për punën ia kryenin për mrekulli të tjerët.

Zonja Çitaku ka shkruar se Sa për qartësim, zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”. “Zarfi” nuk ka ekzistuar fare. Askush nuk ka lobuar apo ushtruar asnjëlloj presioni tek udhëheqësit politik Kosovar për të zgjedhur Jahjagen”, tha Çitaku, e cila kërkon që kjo zonjë e dështuar të bëhet sërish kryetare e Kosovës, pasi e ka ndërruar edhe pamjen fizike me intervenime të shumta të mjekësisë moderne, pavarësisht sa kanë qenë të kushtueshme, por ende nuk ka treguar para opinionit se a është pajisur me fjalor të qartë të shprehjes së mendimeve. Mbase Zonja Çitaku më shumë është e interesuar për sharmin, pamjen e re të  zonjës presidente, e cila edhe pse më e moshuar, për nga pamja  ia kalon Vjosa Osmanit trupmadhe. Por, Atifete Jahjaga kurrë nuk mund t ia kalojë as çerekut të Vjosa Osmanit, sikur është në radhë të parë është përgatitja e gjithanshme e saj në të gjitha segmentet e jetës politike e shoqërore  me një vokabular të pasur dhe të shprehur për mrekulli, pavarësisht cinizmit dhe arrogancës së saj. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …