Ramush Haradinaj: Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë

Ramush Haradinaj: Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, për ta zhbërë qenien tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi i ka kujtuar viktimat e masakrës në Pastasel të Rahovecit të kryer nga forcat okupatore serbe të cilët provuan ta zhbënin qenien shqiptare. “Përgjithmonë në kujtesën tonë! Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan njëzetedy vite më parë në Pastasel. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Barbarët shkuan me turp e ne qëndrojmë në Atdheun tonë! Me dhembje e krenari! Në liri! Duke kërkuar ata që ende nuk janë riatdhesuar. Duke kërkuar drejtësinë për ta! Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …