Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon nga Qeveria që ta ndalon ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon nga Qeveria që ta ndalon ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës veprime të menjëhershme në mënyrë që të pengohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike. Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kohë me parë ishte hartuar baza ligjore për liberalizim të tregut, por që tha se në emër të liberalizimit po ndodh monopoli. Nëse lejohet kjo, ai tha se do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike për 30-40 përqind, e që do të ndikonte edhe për rritje të çmimeve në të gjitha gjërat e tjera. Haradinaj tha në këtë kohë kur po ndodh tranzicioni i pushteteve po tentohet që vjedhurazi të nxirren para aktit të kryer, e që do të kishte rritje të çmimit të energjisë që tha se do të ishte me pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …