Kuvendi i Kosovës

Seanca për zgjedhejn e presidentit të vendit vazhdon sot nga ora 17.00

Pas dështimit të seancës së djeshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentit të vendit, seanca për zgjedhjen e saj do të vazhdoj gjatë ditës së sotme. Punimet e seaqncës për zgjedhjen e saj do të nisin në ora 17.00. Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy të tretat e deputetëve, numër ky i duhur për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit. Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë. Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet. I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …