IKSHPK

IKSHPK: 9 të vdekur, 680 të infektuar dhe 465 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar raportin e ri për gjendjen shëndetësore në vendin tone gjatë pandemicë. Në Raport thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv dhe 465 të infektuar janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77 mijë e 433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14 mijë e 307.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …