Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Deputetja Time Kadriaj ka kërkuar nga bashkpartiakja Albena Reshitaj të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka kërkuar nga bashkpartiakja Albena Reshitaj të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare të  vendit. Ajo ka shkruar se deputetja Albena Reshitaj duhet të reflektoj dhe të mbajë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson. “Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend. Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!, ka shkruar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …