Nesër në Gllogjan nderohet heroina, Fetnete Ramosaj, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta

Nesër në Gllogjan nderohet heroina, Fetnete Ramosaj, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta

Nesër (e hënë) me 5 prill 2021, në orë 11:00, në Kompleksin Memorial në Gllogjan bëhen homazhe për heroinën, Fetnete Ramosaj, në përvjetorin e dytë të shkuarjes në amshim. Pjesëmarrja juaj nderon veprën e Fetnetes dhe ne si familje! Që nga viti 1989 Fetnetja ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për informim Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Radion Kosova e Lirë dhe  Agjencinë KosovaPress”, Radio Televizionin Shqiptar, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …