Nëntogerja e FSK-së, Ilirianë Bunjaku e fiton çmimin “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare

Nëntogerja e FSK-së, Ilirianë Bunjaku e fiton çmimin “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare

Në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në një konkurrencë shumë të fortë, pas studimeve intensive shumë sfiduese, oficerja e FSK-së, nëntogere Ilirianë Bunjaku, fitoi çmimin “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare. Në ceremoninë e organizuar, me rastin e diplomimit të kadetëve të Akademisë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, sot, përveç saj, me sukses diplomoi edhe nëntoger Ardit Deliu. Me këtë rast, shpatën ndërkombëtare, nëntoger Bunjakut ia dhuroi shefi i Shtabit të Mbrojtjes, gjeneral Nicholas Carter, shkruan lajmi.net. Rezultatet e treguara gjatë studimeve të kurorëzuara me titullin e kadetes më të mirë në këtë akademi, ndër më të famshmet në botë, atë e bëjnë ambasadore të shkëlqyer të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky çmim është hera e dytë që ndahet për kadetë-oficerët nga Kosova, ku më parë fitues ishte kapiten Ismail Hoxha, i cili  aktualisht  shërben si instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, kurse deri më tani në këtë akademi janë trajnuar 23 pjestarë të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …