Enver Hasani

Kushtetuta e Kosovës tashmë ka nevojë për ndryshime, thotë Enver Hasani, ish-kyetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Kushtetuta e Kosovës, tashmë ka nevojë për ndryshime, vlerësojnë Enver Hasani, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila, shefe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, parti kjo e cila është në pushtet. Por, megjithatë, ata vlerësojnë se faza e tanishme është mjaft e komplikuar për të bërë ndryshime kushtetuese, për shkak të kritereve të ashpra për diçka të tillë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më tash, i kanë prishur disa garanci dhe parametra kushtetues dhe për pasojë kanë prishur edhe sigurinë juridike, thotë Hasani. Vendime të tilla të Gjykatës Kushtetuese, siç thotë Enver Hasani për Radion Evropa e Lirë, ishin: më 31 mars të vitit 2020, kur ajo shpalli të pavlefshme masat kufizuese të qeverisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit; vendimi i 28 majit 2020, i cili çoi në rrëzimin e qeverisë së parë të kryeministrit aktual, Albin Kurtit; si dhe vendimi i 21 dhjetorit që rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit.

Të gjitha këto, sipas profesor Enver Hasanit, kanë ngritur nevojën e ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që përmes amandamenteve kushtetuese të qartësohen garancitë kushtetuese, të suprimohen apo të rikonfirmohen ato, si dhe të precizohet saktë kuptimi i dispozitave, të cilat janë ndikuar nga vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të cilat çuan në rrëzimin e dy qeverive brenda një viti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …