OVL-UÇK kërkon nga Kuvendi që mos ta injoroi kërkesën e Malcolm Simmons për të dëshmuar për parregullsitë dhe shkeljet e EULEX-it

OVL-UÇK kërkon që mos të injorohet kërkesa e Malcolm Simmons për të dëshmuar për shkeljet e EULEX-it

Organizata e Veteranëve të Luftës ka kërkuar që ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons të thirret sa më shpejtë për të dëshmuar për parregullsitë dhe shkeljet e këtij misioni në Kosovë. Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka thënë se Kuvendi duhet të thërrasë seancë dhe të mos injorojë  kërkesën e vitit të kaluar të Simmons për të raportuar. “Kuvendi i Kosovës duhet të thërras seancë dhe të mos vazhdoi me injorimin e kërkesës së bërë vitin e kaluar nga ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka thënë se do të jepte dëshmi në lidhje me çështje që përfshijnë “ndërhyrjen në hetimet penale; kërcënimet e bëra ndaj dëshmitarëve të mbrojtur, nxitje të dëshmitarëve të mbrojtur, manipulim të paneleve gjyqësore, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime penale, fshehje provash, manipulim provash, fshehje të provave për kryerjen e veprave penale, përpjekje për të penguar hetimet penale, hyrje të paligjshme në postat elektronike private, pengim të hetimeve, pengim të drejtësisë, ndërhyrje në çështjet penale për objektiva të mëtejshëm politik”, ka shkruar Klinaku në regimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …