Ministri i Financave, Hekuran Murati e pret në takim njohës ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl

Ministri i Financave, Hekuran Murati e pret në takim njohës ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ku raportohet se u diskutua për bashkëpunimin ndër shtetëror dhe për gjendjen emergjente shëndetësore me pandeminë COVID-19. Nga kjo ministri njoftojnë se Murati e falënderoi Grøndahl për projektet të cilat i ka financuar shteti Norvegjez në Kosovë, me theks të veçantë për ato në sistemin e drejtësisë dhe shoqëri civile. Gjatë takimit, ministri dhe ambasadori diskutuan për gatishmërinë dhe masat që do të ndërmarrë Qeveria Kurti për t’i ofruar mbështetje financiare sektorit privat të ndikuar drejtpërdrejt nga vendimi i Qeverisë si dhe për planin zhvillimor dhe legjislativ të Qeverisë, me theks të veçantë formalizimin e ekonomisë, luftimin e korrupsionit si dhe zbatimin e ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …