Arbërie Nagavci: Viti i ri shkollor fillon me 1 shtator me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në shkolla

Nga nga dita e hëne mësimi do të vazhdojë pa kufizime dhe më prani fizike të nxënësve në shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Nagavci ka shkruar në Facebook se në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. “Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. Shëndet e suksese”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …