Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19. Në një postim në rrjetin social ajo ka thënë se përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme. “Ministri Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19. Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
