Albulena Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria

Albulena Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale. “Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diqka që rrezikon furnizimin me vaksina. I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria”, ka shkruar Haxhiu. Ajo ka thënë se qeveria aktuale është në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga qeveria e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Doarsa Kica-Xhelili: Vetëvendosje deshi ta përdorte LDK-në si “dekor” për të çuar vendin në zgjedhje

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se gjatë negociatave politike kishte synuar …