leoni

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti kritikon VV-në: Të hiqet frika nga ndryshimi

Në një emision të transmetuar në një nga mediumet lokale në vend, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, teksa ka folur për rrjedhat politike në Kosovë, ka vlerësuar se Vetëvendosje duhet te reflektojë dhe të hapet në mënyrë që formojë një alternative opozitare. Në këtë emision, Ahmeti është shfaqur kritik ndaj partisë së tij, duke thënë se Vetëvendosje duhet të heqë frikën nga ndryshimi. “Në lëvizje ekziston frika nga ndryshimi. Frika se mos po rrëshqasim e po bëhemi si këta. Por duhet heq dorë nga kjo frikë sepse VV është çelësi. Sepse VV është subjekti i vetëm opozitar që po rritet vazhdimisht dhe duhet ta marrë përgjegjësinë për të krijuar alternativën që i mund PDK-në dhe LDK-në bashkë”, është shprehur Ahmeti. Në vijim, ai ka kritikuar edhe sekretarin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili sipas tij, po gabon kur po flet për kandidaturat për kryeministër. “Vetëvendosjes duhet t’i takojë kandidati, por këtë duhet të vendosin organet e lëvizjes”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …