Edi Rama

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste filloi mbledhjen e firmave për shkarkimim e Ilir Metës nga posti në Presidencë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të Ilir Metës nga posti në Presidencë. Në njoftim thuhet: “Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, ne konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojmë,  Proceduren e Shkarkimit te Presidentit te Republikes. Per kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.” Vendosmërinë për shkarkimin e presidentit e ritheksoi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk do të humbet kohë dhe se parlamenti aktual do të shkarkojë presidentin.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …