Brickos

Kryetari i Kroacisë, Millanoviq, i ofroi garanci Gjykatës Speciale, për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Kryetari i Kroacisë, Millanoviq, i ofroi garanci Gjykatës Speciale, për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Frontin e Kosharës, Hisen Berisha, sipas një burimi të tij ka bërë të ditur për mediet  se kryetari i  Kroacisë, Zoran Millanoviq është ofruar të jetë shtet garant për Gjykatën Speciale, me qëllim për t’ ua mundësuar  mbrojtjen në liri  katër krerëve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Hisen Berisha ka kritikuar institucionet e Kosovës, të cilat  nuk patën kurajo për të garantuar mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Ai e konsideron këtë një turp për kryetaren, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca. ”Eshtë për turp… kjo sot çfarë ka ndodhur, sepse rëndon dhe e turpëron, nivelin e presidentes, kryeministrit edhe të kryeparlamentarit, edhe ministrave tjerë. Sepse janë të pabesueshëm për atë institucion juridik që vetë e kemi krijuar, që sot të garantojnë mbrojtjen në liri të personaliteteve të tyre, që nuk janë me peshë të vogël për Kosovën dhe për historinë” – ka thënë Berisha. Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …