Jakup Krasniqi

Krasniqi: Po bisedojmë me partitë në pushtet për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, nuk e ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në e Kadri Veselit, nëse siç ka thënë ai, kjo parti distancohet nga keqqeverisja. Krasniqi ka pranuar se janë në bisedime me partitë e koalicionit qeverisës, për siç ka thënë ai, mbajtjen sa më parë të  zgjedhjeve të parakohshme. Numri dy i Nismës ka bërë me dije se për këto bisedime, nuk do t’i japin llogari asnjë subjekti tjetër politik, duke aluduar kështu në kritikat e shpeshta të Vetëvendosjes. “Partitë politike llogari duhet t’u japin organeve të tyre, anëtarëve dhe qytetarëve, të cilëve ua kërkojnë besimin”, ka deklaruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar

Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …