leoni

Profesori dhe ish anëtari i LKJ-së, Muhamet Mustafa, ka treguar se është i angazhuar nga Albin Kurti në grupin e ekspertëve

Profesori dhe ish anëtari i LKJ-së, Muhamet Mustafa, ka treguar se është i angazhuar nga Albin Kurti në grupin e ekspertëve

Profesori i ekonomisë, ish anëtari i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Muhamet Mustafa, ka treguar se është i angazhuar nga Albin Kurti në grupin e ekspertëve të Kosovës për dialogun me Serbinë. “Nuk ka asgjë të re këtu. Kam qenë në një rol të eksperti këshillëdhënës edhe gjatë qeverisë së kaluar kur koordinator ka qenë Skënder Hyseni. Ish partiaku jugosllav, i zgjedhur në ekipin e Albin Kurtit për bisedime me Serbisnë, Muhamet Mustafa thotë se ky bashkëpunim ka vazhduar edhe me qeverinë e re”. Do të punojmë si ekip. Shoshitim gjëra dhe japim mendime dhe propozime për qeverinë. Bashkë me kolegun Robert Muharremi do të jem më i koncentruar në ekonomi. Kemi pas 2-3 takime deri tash me zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi”, shtoi Muhamet Mustafa.

 

Dr. Muhamet Mustafa është ish- kryetar dhe themeluesi i Institutit Riinevst në Kosovë. Ai ishte koordinator ministër për politikat e zhvillimit dhe planifikimit në Qeverinë e ish Jugosllavisë ( të kohës së Titos dhe të regjimit të Millosheviqit në vitet  (1986-1989), Ministër për Zhvillimin e qeverisë së Kosovës  në vitet 1984-1986, Drejtor në Ndërtimin e Rrugëve në Kosovë (1981-1984). Ai gjithashtu ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Nuk precizohet se ishte delegat i ish “Skupshtinës” apo deputeti i mëvonshëm i LDK-së). Dr. Mustafa është autor i punimeve të shumta të botuara në revista të ndryshme profesionale dhe shkencore dhe të prezantuara në simpoziume dhe konferenca, si dhe të disa librave: Politika e të Ardhurave dhe Produktiviteti (1981), Organizata e Sistemit të Investimeve dhe Zhvillimi Ekonomik i Kosovës (1985 ), Kibernetika në Ekonomi (1989, 1990), Kibernetika dhe Hyrja në Informatikë (1995), Menaxhimi i Projekteve të Investimeve (1997), Menaxhimi i Investimeve (2004) dhe Zhvillimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm (2006).

( Center for International Private Enterprise, DEVELOPMENT INSTITUTE)

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …