Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit

Arben Gashi: Saranda Bogujevci po keqpërdoret nga LV-ja me qëllim të viktimizimit të saj për përfitime politike

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media para gazetarëve ka folur për përplasjet që kanë ndodhur në seancën e sotme. Ai tha se këto janë veprime që po bëhen ose qëllimisht apo nga mungesa e njohurive. “Kemi veprime të qëllimshme nga mungesa e njohurive nuk e di, por dyshimet shkojnë drejt asaj se kryesuesja e seancës po keqpërdoret nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim të viktimizimit të saj për përfitim politik. Kjo është e papranueshme, tregon që sa herë ulësja përdoret në mënyrë të njëanshme prodhon konflikt në Kuvend. Unë kam tentuar të flas për procedurë por më kanë ndëpre fjalën, kam kërkuar mocion procedural, kur kërkohet nga kryetari i grupit parlamentar, seanca ndërprehet se i jepet fjala. Ne u detyruam që të braktisim sallën. Vendi po shkon drejt tensioneve, si rezultat i mos menaxhimit”, tha Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …