Bashkimi Evropian arrin marrëveshje me BioNTech-Pfizer për blerjen e 1,8 miliardë dozave të vaksinave

Bashkimi Evropian arrin marrëveshje me BioNTech-Pfizer për blerjen e 1,8 miliardë dozave të vaksinave

Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Covid-19 BioNTech/Pfizer për të blerë deri në 1,8 miliardë doza shtesë për disa vitet e ardhshme, njoftoi sot presidentja Ursula von der Leyen. “E gëzuar për të njoftuar se [Komisioni Europian] sapo ka miratuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara”, shkroi von der Leyen në Twitter, raporton ATSh. Marrëveshja gjithashtu lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera, sipas zyrtares së lartë të BE. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndjekin”, shkroi ajo. Ekzekutivi i BE njoftoi më 14 prill se negociatat mbi kontratën ishin duke u zhvilluar.

Kontrolloni gjithashtu

SPAK-u ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financime nga fonde jo publike për PD-në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, në  Tiranë ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për …