leoni

Zyra e Kryeministrisë për medie njofton se po vazhdojnë gërmimet në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi

Zyra e Kryeministrisë për medie njofton se po vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve të trupave të shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës nga ushtria dhe policia e Serbisë dhe të groposur në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi. “Gërmimet do të vazhdojnë në këtë lokacion edhe javët në vijim, deri në vlerësimin e plotë të tërë lokacionit të shënjuar të varrezës masive dhe zhvarrosjes së të gjithë eshtrave të viktimave të luftës që mund të jenë në këtë lokacion. Pjesë e gërmimeve janë ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, krahas ekspertëve të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe institucioneve të Serbisë. Sipas njoftimit të shtunën, lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Serbi, është vizituar edhe nga një delegacion i lartë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva të shoqëruar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur. Ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, do të vazhdojnë të jenë në lokacionin e varrezës masive deri në përfundim të këtij procesi, në veçanti pas konfirmimit edhe përmes analizës së ADN-së se mbetjet mortore të zhvarrosura në fund të vitit të kaluar iu përkasin viktimave të masakrës së Rrezallës” thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi për iniciativën e AAK-së: PDK do ta shqyrtojë rastin për Gjykatën Kushtetuese me ekspertizë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për …