Qeveria e Kosovës po planifikon që të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që në fund të vitit 2022 të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmendi ka deklaruar për “Kosovapress” se qeveria aktualisht po analizon punën e grupeve punuese të qeverive të mëhershme lidhur me mundësitë juridike për ngritje e kësaj padie kundër Serbisë. Por ekspertët juridik druajnë se Kosova mund të fitojë këtë betejë kundër shtetit serb, meqenëse Kosova aktualisht nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Meqenëse ky proces është i komplikuar, kërkohet kohë deri te momenti për të ngritur padinë. Ajo thotë se po planifikojnë që këtë ta bëjnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në fund të vitit të ardhshëm. Prioritet para padisë kundër Serbisë, Kelmendi thotë se ekzekutiv ka krijimin e Institutit për Krime të Luftës, i cili ishte shuar gjatë qeverisjes së Ramush Haradinaj, ka deklaruar Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …