Kryeministri Kurti e kryekuvendari Konjufca bën homazhe te varret e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Kryeministri, Albin Kurti dhe  kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bën homazhe te varret e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Duke folur për rolin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, kryeministri, Albin Kurti tha se Ilir Konushevci dhe Hazir Mala kanë qenë punëtor të zellshëm për luftën çlirimtare, e më pas edhe luftëtarë të mëdhenj që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme.Rënia e tyre e ngriti vetëdijen te të gjithë qytetarët tonë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit. Ilir Konushevci dhe Hazir Mala e kuptonin se faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit. Ndprkohë, kryekuvendari, Glauk Konjufca tha se Ilir Konushevci është njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së, do të ishte i pa mendueshëm në fillesat e veta organizimi i UÇK-së dhe i luftës pa kontributin e jashtëzakonshëm të Konushevcit. Rënia e tij 23 vite më parë, ka qenë humbje e madhe për organizmin dhe logjistiken e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …