Dodë Gjergji e uron kryeimamin Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit

Ipeshkvi, Dodë Gjergji e uron kryemyftiun Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, i ka dërguar një letër urimi Kryemyftiut Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit, duke i thëne se do donte që të shkonte personalisht te ai për ta uruar atë dhe Bashkësinë Islame, por që siç tha, rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë nuk po ia lejojnë. “Fort i nderuar Kryemyfi, në këtë ditë feste do të doja të vija personalisht për të uruar Ju dhe bashkësinë Islame në Kosovë për festën e Fitër Bajramit, por mjerisht rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë Covid-19, edhe kësaj radhe nuk po e lejojnë këtë gjë. Shpresoj shumë që kjo rrethanë e pazakontë të largohet, e së shpejti do të arrijmë t’i kthehemi jetës së rëndomtë, shërbimit të plotë dhe punës së përbashkët për të mirën e vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …