Në kuadër të bashkëpunimt me FSK-në disa ushtarak të Gardës Kombëtare të Iowa-s e vizitojnë Kosovën

Në kuadër të bashkëpunimt me FSK-në disa ushtarak të Gardës Kombëtare të Iowa-s po qëndrojnë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar vizitën e një grupi të ushtarakëve të saj në Kosovë. “Eprorët e tanë të lartë ushtarak po vizitojnë Kosovën në përpjekjen tonë të përbashkët dhe të vazhdueshme për stabilitet rajonal”, thuhet në postim. Në postimin në Twitter të ilustruar Garda Kombëtare e Iowa-s e ka ilustruar me foto aktivitetin e përbashkët me FSK-në, ku thuhet se janë duke zhvilluar një turne për të parë se si i zhvillon FSK-ja operacionet. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë mbajtur para dy ditësh punëtorinë për mbrojtje kibernetike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …