Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sërish kryetarin e Vetëvendosjes

Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një njoftimi, pas arrestimit të kryetarit Visar Ymeri nga Policia e Kosovës  ka kërkuar që urgjentisht të ndërprerën përndjekjet politike. Në njoftim shkruan se “proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar. Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …