Izraeli dhe Hamasi do të arrijnë një marrëveshje, për një armëpushim në kohë të caktuar, raporton “Reuters”, duke iu referuar një zyrtari të Hamasit, i cili citohet të ketë deklaruar se bombardimet përtej kufirit të Rripit të Gazës do të ndërpriten që nga ora 2:00 e mëngjesit të së shtunës. Ky zyrtar tha se armëpushimi do të jetë i ndërsjellë dhe i njëkohshëm. Raportet në fjalë vijnë një ditë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden kërkoi nga Netanjahu, kryeministër i Izraelit, “ulje të përshkallëzimit në Rripin e Gazës”. Kujtojmë se që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, në konfliktin Izraelito-Palestinez, janë vrarë qindra pjesëtarë të popullatës civile dhe janë plagosur mijëra të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
