Bernard Nikaj: Zëvendësojnë ambasadorë politikë me ambasadorë të tjerë, po ashtu politikë

Bernard Nikaj: Zëvendësojnë ambasadorë politikë me ambasadorë të tjerë, po ashtu politikë

Ish-Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, vlerëson se vendimi i institucioneve për të shkarkuar 12 ambasadorë është pak i ngutshëm.  “Është vendim legjitim dhe nuk ka diskutim sa i përket ligjshmërisë së vendimit. Të emëruari politikë janë politikë dhe ministria mund të vendosë se si dëshiron që t’i përdorë ato emërime. Është diskutim tjetër se si ndikon veprimi në politikën tonë të jashtme. Mënyra e marrjes së vendimit është pak e ngutshme. Mund të themi se është mundur të bëhet në mënyrë më graduale”, është shprehur Nikaj. “Kur të propozohen kandidatët e rinj do të shohim a janë politikë, a janë profesionistë apo do të zëvendësojmë ambasadorë politikë me ambasadorë të tjerë politikë, tha Bernard Likaj.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …