Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Komisionit Evropian diskutojnë për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Komisionit Evropian diskutojnë për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian u takuan në platformë virtuale për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit, sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe çështjeve fitosanitare. Përmes një komunikate për media u bë e ditur se diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e cila hyri në fuqi në prill 2016. Diskutimi përfshiu një gamë të gjerë temash, duke përfshirë politikat, zhvillimet legjislative dhe ekzekutive në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, forcimin e kontrolleve të importit të ushqimit dhe kafshëve, sistematizimin e futjes së të dhënave në databazën për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, shfrytëzimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importit dhe eksportit bujqësor, bujqësinë organike dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Gjatë takimit u vlerësua që standardet e BE-së duhet të aplikohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, regjistrimin e kafshëve, praktikat e kultivimit të ushqimit, përpunimin e ushqimit, etiketimin e ushqimit dhe në tregti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …