leoni

DokuFest on Tour: Rreth projektit 'Edukim për Barazi' dhe shfaqjes së filmave në Prishtinë, Pejë dhe në Shtime

DokuFest on Tour: Rreth projektit ‘Edukim për Barazi’ dhe shfaqjes së filmave në Prishtinë, Pejë dhe në Shtime

Seria e aktiviteteve përmbyllëse të projektit ‘Edukim për Barazi’ përkrahur nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunimme Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA), sjell një program të pasur filmash ngaDokuFest në Prishtinë, Pejë dhe Shtime.

‘DokuFest on Tour’ është një gërshetim i 2 projekteve në programin edukativ të DokuFest –DokuLab, që menaxhon Qendrën e Produksionit të Filmit për të Rinj dhe fuqizon mësimdhënësitnë përdorimin e mjeteve audio-vizuele në procesin mësimor dhe ndërlidhjen e tyre me metodat tradicionale, e që adresojnë çështjet komplekse, zhvillojnë mendimin kritik dhe promovojnë zhvillimin shoqëror tek të rinjtë.

Në vitin 2020, përmes projektit ‘Shkolla dhe Filmi Dokumentar’ 14 nxënës të shkollave të mesme krijuan 8 filma që adresojnë çështje shoqërore që janë në fokus të këtyre grupmoshave. Temat e trajtuara përfshijnë ndryshimet klimatike, traditat lokale, plagjiaturën në qarqet akademike, identitetin seksual, dhunën ndaj grave, etj.

Të udhëhequr nga mentorja e projektit, regjisorja e mirënjohur kosovare Blerta Zeqiri, këta të rinj arritën që vitin e kaluar t’i ndajnë këto filma me audiencën e DokuFest, përmes edicionit online të Festivalit. Tani, pas shfaqjes në Prizren, rradha është që këto tregime të të rinjëve në formë të filmit dokumentar të u prezantohen edhe audiencës së bashkë moshatarve dhe prindërve në qytetet tjera.

Ky karavan, që niset të Premten në ora 18:00 nga Kino Armata, do të vazhdojë rrugëtimin edhe në Kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’ në Pejë më 28 maj duke e përmbyllur programin me 31 maj në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Ky program, përveç ofrimit të mundësisë që përmes filmit të organizohen diskutime publike rreth temave që janë në interes të të rinjëve, u ofron mundësinë edhe mësimdhënësve që këto filma ti integrojnë në procesin mësimor, duke shfrytëzuar materialet didaktike për përdorimin efilmit në klasë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës e që gjenden në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit të krijuar nga DokuFest, që është akredituar si organizatë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve përLicencim.

Udhëheqësi i DokuLab, që është programi i edukimit i DokuFest, Eroll Bilibani theksoi që“Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit është krijuar me qëllim të ofrimit të shërbimit për mësimdhënës të kenë qasje në filma dhe materiale përcjellëse arsimore, që janë në përputhje me kurrikulë dhe u ndihmojnë atyre ta bëjnë një orë mësimore më interesante dhe interaktive dhe njëkohësisht t’i ndihmojnë nxënësit e tyre të zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe prirjet që janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike .”Në kuadër të këtij projekti ekipi i DokuFest ka arritur që të organizojë edhe një seri trajnimesh për nxënësit e shkollave të mesme në artikulimin e tregimeve dhe brengave të tyre përmes videove të shkurtëra, të cilat do të përdoren për të adresuar çështjet që janë prioritare për këto gripmoshat.

Nora Fetoshi

Head of CommunicationsDokuFestPrizren

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …