​Besnik Tahiri

​Besnik Tahiri: E domosdoshme falja e borxheve ndaj bizneseve pasi shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK Besnik Tahiri në emër të propozuesit të interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve, pasi sipas tij, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë dhe shumë vende të punës t’i mbyllin për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Tahiri tha se është e domosdoshme legjitime falja e borxheve. Ai shtoi se si rrjedhojë e presioneve të shumta pandemike mbi bizneset ku bie edhe shlyerja e borxheve, shumë biznese nuk po mund të operojnë në mënyrën e njëjtë ndaj të punësuarave.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …