Bedri Hamza: Në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Bedri Hamza: Gjendja ekonomike është rënduar, ndrësa Qeveria ende nuk e ka zbatuar Ligjin për Rimëkëmbjes

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në interpelancën e Kuvendit që po mbahet në lidhje me faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë në Kosovë. Ai ka thënë se gjendja ekonomike është e rëndë dhe këtë e dëshmon niveli negative i normës së ngritjes ekonomike, e cila është më e madhja nga të gjitha vendet e rajonit. Hamza ka falënderuar të gjitha bizneset të cilat paguajnë tatimet me rregull, por që kanë paguar edhe gjobat që i kanë marrë gjatë pandemisë. Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka zbatuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Hamza ka thënë se Kuvendi po kërkon nga Qeveria që të falen gjobat për bizneset, ose në të kundërtën Kuvendi ndërmerr nismë ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …