leoni

Janusz Bugajski

Janusz Bugajski: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të shënonte ndarjen e saj nga Serbia dhe mbrojtjen e NATO-s

Analisti i njohur, Janus Bugajski, në një shkrim autorial ka shkruar se  pakënaqësitë e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të shtohen, vizioni i Shqipërisë së madhe po duket në horizont. Zhgënjimi në masë me qeveritë, partitë kryesore, kushtet ekonomike dhe agjencitë ndërkombëtare mund të përdoret nga politikanë ambiciozë, që premtojnë bashkim kombëtar. Pesë zhvillime të rëndësishme do ta nxisin projektin e bashkimit të shqipëve: zhgënjimi i brendshëm, aspiratat e fikura për në BE-së, axhenda për Serbinë e Madhe e Beogradit, gabimet amerikane dhe vizionet pozitive për vetë bashkimin. Në këto kushte dëshpërimi, ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një strukturë shtetërore mund të kthehet në një mesazh shprese për njerëzit e zakonshëm. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të konsolidonte ndarjen e Kosovës nga Serbia, do të siguronte mbrojtjen e saj nën ombrellën e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …