Samedin Mehmeti

Samedin Mehmeti: Policia e Kosovës është duke punuar në digjitalizimin e kontrollit të komunikacionit rrugor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka deklaruar se janë duke punuar në digjitalizimin e kontrollit të komunikacionit rrugor. Ai tha se ky proces do ndikoj në rritjen e sigurisë në trafik, por edhe rritjen e integritetit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në një konferencë për medie Mehmeti tha se aktualisht siguria në trafikun rrugor është e keqe, si shkaktar të kësaj gjendje ka listuar edhe mbylljen totale si masë parandaluese ndaj COVID-19. Drejtori i PK-së tha se procesi i digjitalizimit që po synojnë ta bëjnë duke ndryshuar ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor që përfshinë edhe blerjen e pajisjeve digjitale është proces i përballueshëm për buxhetin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …