Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar përpjekjet për t’iu kundërvënë Kinës në aspektin teknologjik

Senati amerikan miratoi një masë prej gati 250 miliardë dollarësh, përmes së cilës synohet që të mbahet epërsia në fushën e teknologjisë, në konkurrencë me Kinën. Për projektligjin votuan 68 ligjëvënës pro dhe 32 kundër. Pro kësaj mase votuan demokratët dhe republikanët duke shfaqur një lloj uniteti për përballjen ekonomike dhe politike me Kinën. Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer tha se “udhëheqës ekonomik global do të jetë ai vend që fiton garën drejt teknologjive të së ardhmes”. Të mërkurën, komiteti i punëve të jashtme i Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës tha se projektligji i SHBA-së ishte “me mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”. Nga kjo shumë e miratuar, 50 miliardë dollarë do të përdoren për të mbështetur zhvillimin dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve, pasi gjatë pandemisë së koronavirusit furnizimi më këtë material është vështirësuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …