Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në KB.“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
