leoni

Në Shtime shënohet 16 Qershori – Dita e Shëndetësisë që shënon kthimin e mjekëve nga zonat e luftës

Në Shtime shënohet 16 Qershori – Dita e Shëndetësisë që shënon kthimin e mjekëve nga zonat e luftës

Në Shtime është shënuar sot 16 Qershori – Dita e Shëndetësisë. Kjo ngjarje nisi me një minutë heshtje për mantel-bardhët që humben jetën nga Covid-19. Drejtori i i Shëndetësisë në komunën e Shtimes. Musa Baftiu tha se kjo ditë na kthen në kujtesë 16 qershorin e vitit 1999, kur filloi një ditë e re. 22 vite më parë ekipi i mjekësisë i luftës u vendos në Shtëpinë e Shëndetit tani që mbanë emrin “Dr Vezir Bajrami”. 16 qershori është festuar e festohet çdo vit. Në këtë ditë ne kemi arsye të festojmë e të ndihemi krenar sepse ishin në krye të detyrave atëherë kur popullata jonë kishte nevojë më shumë se kurrë. Krismat e para të lirisë dhe qëndresa heroike e Jasharëve, bëri që të ketë mobilizim të shëndetësisë si në Mollopolc të Shtimes, dhe fshatrave përreth. Sigurimi shëndetësor ka qenë dhe është sfidë, ngase e kemi jetën e njeriut në dorë. Por mantel-bardhët ishin dhe do të jenë në krye të detyrës.

Kurse kryetari, Naim Ismajli në fjalën e tij potencoi faktin se në periudha kohore kishim sfida. Uroi 16 Qershorin Ditën e Shëndetësisë në komunën e Shtimes, dhe u zotua se do të jetë krahas tyre në punë. Komuna jonë dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë në të dy zonat ushtarake të UÇK. Ne u identifikuam me një potencial të madh në fushën e shëndetësisë . Ju punuat me përkushtim të madh në luftë kur shpëtuat jetë luftëtarësh por edhe popullatën. Sot komuna e Shtimes ka arrit të nxjerr kuadro mjekësore. Në fund uroi për ditën e shëndetësisë.

Ndërsa, Naser Rrustemi nga Oda e Infermiereve të Kosovës uroi Ditën e Shëndetësisë dhe falënderoi stafin mjekësor. Dr Rifat Bajrami paraqiti para të pranishmëve një historik të shtëpisë së komunës së Shtimes nga zanafilla e saj e deri më sot. Drejtoria e Shëndetësisë në Shtime në fund ndau mirënjohje për kontributin në shëndetësi.

Në Shtime shënohet 16 Qershori – Dita e Shëndetësisë që shënon kthimin e mjekëve nga zonat e luftës

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …