Nismës Socialdemokrate iu ka bashkuar themeluesi i degës së AAK-së në Kaçanik, Berajdin Shehu

Nismës Socialdemokrate iu ka bashkuar themeluesi i degës së AAK-së në Kaçanik, Berajdin Shehu

Nismës Socialdemokrate iu ka  bashkuar themeluesi i degës së AAK-së në Kaçanik, Berajdin Shehu. Atë bashkëpunëtorët e tij, i ka pritur në takim kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të cilëve u ka uruar mirëseardhje në Nismë dhe u ka shprehur gjithë gatishmërinë për t’i përkrahur në këtë rrugëtim politik. Limaj gjithashtu, lidhur me këtë aderim ka thënë se, nga sot dega jonë në Kaçanik, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, t’i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut. Edhe Berajdin Shehu, i sapo aderuari në Nismë, i ka ftuar të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, t’i bashkohen Nismës dhe të mbështesin sa më shumë jetësimin e politikave të tyre socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …