Numri i njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve ka arritur në 82 milion

Numri i njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve ka arritur në 82 milion

Numri i njerëzve që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve të drejtave të njeriut është dyfishuar në dekadën e fundit duke arritur në 82 milion. Lajmin e bëri të ditur Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi. Pothuajse 70% e tyre janë nga vetëm pesë vende Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmar sipas raportit vjetor mbi zhvendosjen. Ekspertët janë shprehur se ky fenomen do të vijojë edhe për vitet e ardhshme duke u intesifikuar vazhdimisht. Rreth 42% e të larguarve ishin fëmijë. Filippo Grandi është shprehur se rritja e numrit të personave që janë zhvendosur nga vendet e tyre vjen kryesisht nga vendet e Afrikës Perëndimore ku rrëmbimet, varfëria ekstreme dhe vrasjet kryesisht nga grupe militantësh po i detyrojnë ata që të ikin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …