Edi Rama

Rama: Edhe 50 mijë vaksina të tjera coronavax mbërritën në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një lajmë të mirë me qytetarët e Shqipërisë për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit kundër virusit korona. Ai ka shkruar se sot në mesditë, në Shqipëri kanë arritur edhe 50 mijë vaksina të tjera coronavax, duke e çuar numrin total të vaksinave kundër coronavirusit në 1 milion e 67 mijë e 950. Ai ka shkruar se ritmi i vaksinimit do të vijojë të rritet për një sezon turistik përtej pandemisë. “Aeroporti “Nënë Tereza”. Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë” ka shkruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …