Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pritet në Pallatin Elisee në Paris nga kryetari i Francës Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pritet në Pallatin Elisee në Paris nga kryetari i Francës Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga kryetari i Francës Emmanuel Macron. Ata do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga kryetari Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave. Ftesën për takim,  Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …