Luigi Di Maio: Kosova ta çojë përpara dialogun me Serbinë dhe të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë

Luigi Di Maio: Kosova ta çojë përpara dialogun me Serbinë dhe të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, para deputetëve të Kosovës tha se nuk e mbështesin aspak idenë e ridizajnimit të kufijve në Ballkan, duke thënë se e kanë parë me shqetësimin ringjalljen e presioneve nacionaliste. Tutje ai inkurajoi deputetët kosovarë që ta çojnë përpara dialogun me Serbinë dhe të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë. “Uroj që ky Kuvend të interpretojë këtë linjë ndryshimi dhe të punojë me unitet të plotë, që të shikoni përpara duhet të identifikoni problemet dhe të gjitha dhimbjet e Kosovës. Integriteti territorial i Kosovës nuk është në diskutim asnjëherë, Italia inkurajon që të dyja shtetet të çojnë diskutimin përpara për të hapur një fletore të re dhe të pastër për një paqe të përbashkët”, përfundoi ai. Di Maio vë në pah mos liberalizimin e vizave, duke thënë se BE-ja është dritëshkurtër në rastin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …