Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: PDK duhet të ketë një lider vizionar që do t’i prijë rikthimit të madh në skenën politike vendore

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se kjo parti duhet të ketë një lider vizionar që do t’i prijë rikthimit të madh në skenën politike vendase. Nëpërmjet një shkrimi, Lushtaku thotë se zgjedhjet e brendshme duhet të zgjedhin në krye anëtarin më të mirë të PDK-së që do të sillte energji të reja në parti. “PDK, nuk guxon të humb kohë dhe të vendnumëroj, për arsye se në thelb është parti dinamike dhe zhvillimore, andaj me energji të reja duhet të kthehet në piedestal”, shkroi Lushtaku. “Ka ardhur koha për një lider të ri dhe vizionar i cili do t’i prijë Partisë Demokratike të Kosovës drejt rikthimit të madh”, theksoi ai. PDK njoftoi se më 3 korrik do të nisin Konventën Zgjedhore që do të përfundojë me zgjedhjen e kryetarit të ri. Pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara ndaj kryetarit të deritanishëm të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ky i fundit është tërhequr nga gjitha funksionet politike. Pas kësaj, Enver Hoxhaj, u emërua ushtrues detyre i kryetarit të PDK dhe i priu kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …