Edi Rama

Edi Rama: Dështoi BE për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian për dështim në hapjen e negociatave për anëtarësim, një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të dy vendet, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria. Në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Rama tha se kjo është e vetmja keqardhje që ka, pasi ata nuk janë gati të pranojnë në BE. “Dështoi Bashkimi Evropian dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do të ishte më mirë të na thonë se; ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, ka thënë Rama. Pavarësisht Jo-së për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Rama shprehet optimist dhe thotë se shqetësimi i tij është përparimi i Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …