Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ: Njoftim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 1 korrik ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

Kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara; Organizatat Joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; Organizatat Ndërkombëtare të Specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat.

 Afatet për aplikim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë proesin zgjedhor) janë:

Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator;

Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) janë:

Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;

Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale 2021.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …