Në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan në nderim të Ditës së Pavarësisë së Amerikës

Në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan në nderim të Ditës së Pavarësisë së Amerikës

Në nderë të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai ka thënë se ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin. “Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …